
Lexoni edhe:
Kosova ta përdor argumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë edhe në finalen e dialogut me Serbinë
Shkruan: Muhamet Kelmendi
“Nuk ka deputet që nuk e ka edhe një a dy punë në sektorin publik a privat. Janë të mbushura kolegjet me deputet, profesor të universiteteve publike, me kuadro që kanë doktoruar në Shqipëri e në Maqedoni, si dhe në Sarajevë. Se si kanë kryer mbetet çështje tjetër. Po kështu kemi kuadro nga gjykatat, nga prokuroritë e nga policia që mbajnë ligjërata nëpër kolegje. Madje dy a tri të tilla. Ndërsa, kuadri politik është kudo i përfaqësuar. Ai i ka dy a tri vende pune. Dhe, kudo nga financimi i buxhetit të shtetit. Shembull: Kryeministri, ministrat, si ai i financave, i arsimit, zëvendësministrat dhe këshilltarët, anëtarët e Kryesive të partive politike etj. Nga këto vende punësohen nëpër dy, tre a katër vende të punës njerëzit e rrethit të ngushtë. E kjo vjen si rezultat i lidhjeve politike e partiake, lidhjeve familjare e grupeve të interesit, anëve të vendeve nga vijnë. Edhe lokalizmi edhe një fakt me rëndësi në punësim”.
-Në kuadër të ligjit ka përcaktime të qarta politike mbi marrëdhënien e punës dhe vendet e punës. Në mënyrë laksative përcaktohet një vend i punës në kuadër të marrëdhënies së punës në institucionet dhe organet e shtetit, që financohen nga buxheti i shtetit. Lejohet edhe një vend pune për gjysmë të të ardhurave personale. Kjo është në fushën ligjore. Lëshimet dhe shkelet bëhen nga organet e pushtetit që nuk i kontrollojnë marrëdhëniet e punës, sikundër është Inspektorati i Kosovës mbi punën, ministritë përkatëse, ku ka të punësuar në dy, tri e katër vende pune dhe kuptohet , edhe në sektorin privat. Tërësisht kjo vjen ai rezultat i kapjes se pushtetit nga politika e cila nuk lejon revizionimin e punëve në sektorin shtetëror dhe në atë privat. Duke vepruar kështu kemi tri, katër e pesë të ardhura personale nga buxheti i shtetit dhe dy a tri në sektorin privat.
Ka raste kur njeri ashtuquajtur profesor, që e ka vetëm masterin, nuk po flas për profesorët supermena që ka deri në 40 orë mësim dhe e mbanë vendin e punës në sektorin publik. Këso rastesh ka me qindra. Mjafton të kontrollohen listat e kuadrit mësimor nëpër universitetet publike dhe në kolegje. Aty do të dalin me qindra raste të tilla. Të gjithë janë të punësuar në sektorin publike. Duhet thënë gjithashtu se në Kosovë konkurset janë të karakterit formal. Askush nuk punësohet me konkurs. Ai është vetëm mjet politik i pa asnjë rëndësi. Kur del konkursi në fakt njerëzit veç janë në marrëdhënie pune. E tërë kjo dihet nga politike. Ata edhe vetë e kanë pranuar një gjendje të tillë. Kështu kemi punësim në PTK, në KEK, në hekurudhat e Kosovës, në Ibër-Lepenc, në komuna e kudo nëpër ministri. Askund nuk kemi të punësuar me konkurs. Kudo mbizotërojnë faktorit e lidhjeve familjare, politike dhe lokale e financiare. Mbi këto është dhe po ndërtohet politikë kadrovike në Kosovë”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".