A mund të luftojë për trofe Tottenhami i Mourinhos me Bale?

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 10:08
A mund të luftojë për trofe Tottenhami i Mourinhos me Bale?

Gareth Bale është buzë kthimit në Tottenham Hotspur dhe përveç tij, në Londër do të zbarkojë edhe bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Sergio Reguilon.

Natyrisht Bale do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Jose Mourinhos, por a do të jetë ajo në gjendje të luftojë për trofe?

Me Bale dhe Reguilon në dispozicion, Mourinho mund ta ketë një formacion startues mbresëlënës që në letër mund të garojë për trofe, transmeton Gazeta Express.

Formacioni i tij ideal do të dukej kështu: Hugo Lloris, Matt Doherty, Toby Alderweireld, Eric Dier, Sergio Reguilon; Pierre-Emile Hojbjerg, Harry Winks; Gareth Bale, Dele Alli, Son Heung-min; Harry Kane.

Futja e Bale në katërshen sulmuese do ta bënte skuadrën e Mourinhos njërën prej më të frikshmeve në Evropë.

(Kosova Sot Online )