Bale përshëndetet me shokët, po shkon

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 15:38
Bale përshëndetet me shokët, po shkon

Bale është paraqitur për herë të fundit në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Siç raporton JUGONES, gazetari Jose Luis Sanchez, nga burime të sigurta ka mësuar se Gareth Bale është përshëndetur me të gjithë në stërvitje dhe nesër do të udhëtojë për në Angli.

Ai do të kthehet te klubi nga edhe erdhi në Madrid në vitin 2013, në Tottenham.

Ende nuk dihet se cila do të jetë marrëveshja mes klubeve, por raportohet se do të huazohet dhe më shumë se gjysmën e rrogës do t’ia paguajë Reali.

(Kosova Sot Online )