PDK-ja e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit për shantazh dhe përfitime nga Gjykata Speciale

PDK-ja e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit  për shantazh dhe përfitime nga Gjykata Speciale

Gani Qarri

  • 17 September 2020 - 13:21

Shkruan: Gani Qarri

“Nga një parti e cila është e njohur për keqqeverisje, keqpërdorim të pozitave udhëheqëse, pasurime të paligjshme, klientelizëm, nepotizëm, korrupsion, krim të organizuar etj,"kundërshtimi" i butë i kësaj marrëveshje po shfrytëzohet në një moment kritik për PDK-n, dhe përdoret në mënyrë, pak a shumë të moderuar, brenda suazave të lejuara politike, për përfitimin eventual të amnistisë, të paktën për disa prej figurave qendrore nga kjo parti, në mesin ë të cilëve, tanimë është dëshmuar, se ndër të akuzuarit kryesor të Gjykatës Speciale gjendet ish kryetari i saj Hashim Thaçi dhe vetë kreu aktual i PDK-së Kadri Veseli”.

-Ndonëse PDK, ka kohë që ka dështuar rëndë në politik bërje dhe pas 13 vitesh të gjata të keqqeverisjes, qytetarët e vetëdijesuar të vendit me votën e tyre të lirë,plotësisht në mënyrë të merituar e rrëzuan nga pushteti, ajo megjithëse pranoi edhe vet humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, ende nuk po arrin ta kuptojë realitetin dhe të pajtohet me gjendjen në të cilën ka rënë, ndaj edhe nga opozita po përdor kritika dhe ideon kauza në përpjekje për ta mbajtur Qeverinë nën kontroll dhe diktojë edhe zhvillimin e ngjarjeve në vend duke mos vepruar me sinqeritet dhe kontribuuar seriozisht në proceset e rënda nëpër të cilat, aktualisht po kalon Kosova.

Në fakt marrëveshja në Uashington, është dështimi më i madh që ka mundur ta pësonte Kosova dhe shqiptarët në SHBA, të cilën deri më tani nuk kanë mundur ta besonin as skeptikët më të mëdhenj, megjithatë kundërshtimi artificial dhe me gjysmë zemre nga PDK i kësaj marrëveshje, është jo kërcënim i njëmendtë, por më tepër një formë shantazhi që po përdoret, në mënyrë kontinuele për ta arritur një pazar të madh me dosjet e Gjykatës Speciale, në shkëmbim të votës së PDK-s, pro kësaj marrëveshje në Kuvend, kur dihet fakti se shumica e të dyshuarve nga Gjykata Speciale vijnë pikërisht nga strukturat drejtuese dhe anëtarësia e subjektit politik të PDK-s.

Madje siç u cek edhe më parë, ndonëse PDK, ka kohë që ka dështuar rëndë në politikë, po të mos ishte kjo një përpjekje që edhe nga asgjëja të nxirret diçka qoftë edhe e vogël dhe taktizime politike të Kadri Veselit, PDK vërtetë do të binte ndesh me deklaratat e saj të pareshtura pompoze, për përcaktimin e skajshëm pro amerikan, sidomos me kundërvënien koalicionit LDK,AAK-NISMA dhe kundërshtimit të marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar me ndërmjetësim dhe nën patronatin e Presidentit Amerikan Donald Trump, pasi që edhe Avdullah Hotin ish kryetari i PDK-s Hashim Thaçi me manipulime politike e katapultoi në krye të Qeverisë.

Nga një parti e cila është e njohur për keqqeverisje, keqpërdorim të pozitave udhëheqëse, pasurime të paligjshme, klientelizëm, nepotizëm, korrupsion, krim të organizuar etj,"kundërshtimi" i butë i kësaj marrëveshje po shfrytëzohet në një moment kritik për PDK-n, dhe përdoret në mënyrë, pak a shumë të moderuar, brenda suazave të lejuara politike,për përfitimin eventual të amnistisë, të paktën për disa prej figurave qendrore nga kjo parti, në mesin ë të cilëve, tanimë është dëshmuar, se ndër të akuzuarit kryesor të Gjykatës Speciale gjendet ish kryetari i saj Hashim Thaçi dhe vetë kreu aktual i PDK-së Kadri Veseli”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".