Bale dhe Reguilon aterojnë në Londër me aeroplan privat të pronarit të Tottenhamit

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 14:32
Bale dhe Reguilon aterojnë në Londër me aeroplan privat të pronarit të Tottenhamit

Së shpejti do të vijë edhe zyrtarizimi.

Gareth Bale dhe Sergio Reguilon tashmë kanë ateruar në aeroportin Luton në Londër.

Ata në mëngjes u nisën nga Madridi me aeroplanin privat të numrit një të Tottenhamit, Daniel Levy dhe tashmë kanë ateruar në shtëpinë e tyre të re.

Bale raportohet se do të shkojë te Tottenham në formë huazimi, kurse Reguilon me marrëveshje të përhershme, por Reali ka të drejtën e riblerjes në dy sezonet e ardhshme.

(Kosova Sot Online)