Agjenti: “Bale e donte vetëm Tottenhamin, shpresoj t’i rikthehet buzëqeshja”

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 15:26
Agjenti: “Bale e donte vetëm Tottenhamin, shpresoj t’i rikthehet buzëqeshja”

Gareth Bale tashmë ndodhet në Londër, sezonin e ardhshëm do të luajë për Tottenhamin.

Para zyrtarizimit, ka folur agjenti i futbollistit, Jonathan Barnett.

Ai tha për ‘Daily Telegraph’ se “Bale ka shumë dashuri për Tottenhamin”.

Zinedine Zidane është shkaktari numër një për largimin e 31-vjeçarit nga Real Madridi, ku fitoi pothuajse gjithçka që mund të fitohet, por bëri disa gabime dhe shpesh nga ish lojtarë e analistë është quajtur ‘jo profesionist’.

“Është mirë për Bale dhe shpresoj mirë edhe për Tottenham. Shqetësimi im është për Gareth, shpresoj t’i rikthehet buzëqeshja në jetë”.

“Gareth është lojtari më i suksesshëm britanik, ka fituar gjithçka”.

“Ajo çfarë ndodhi në Real Madrid ishte fatkeqësi për shumë arsye dhe tani ai dëshiron t’i tregojë botës se çfarë lojtari është – pa asnjë diskutim, është njëri prej më të mirëve në botë”.

(Kosova Sot Online)