Mësohet çmimi që duhet të paguajë Reali nëse dëshiron ta kthejë Reguilonin

  • S.A /
  • 18 September 2020 - 16:24
Mësohet çmimi që duhet të paguajë Reali nëse dëshiron ta kthejë Reguilonin

45 milionë euro, kaq duhet të paguajë Reali nëse e do prapa Reguilonin.

Sergio Reguilon, bashkë me Gareth Bale, gjatë ditës pritet të zyrtarizohen te Tottenhami.

Bale është huazuar deri në vitin 2021, derisa sipas Fabrizio Romano, Reguilon është shitur me të drejtën e blerjes, ata tashmë kanë arritur në Londër.

Nëse Reali dëshiron ta kthejë në ‘Santiago Bernabeu’ Sergio Reguilonin, atëherë duhet të paguajë 45 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të majtë spanjoll.

Reali ka të drejtën e riblerjes deri në qershor të vitit 2022.

(Kosova Sot Online )