Suarez nuk largohet pa 17 milionë euro

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 15:05
Suarez nuk largohet pa 17 milionë euro

Luis Suarez vazhdon të mos bëjë pjesë në planet e Ronald Koeman. Tekniku holandez nuk e grumbulloi as për miqësoren e fundit me Elche, ashtu si dhe Arturo Vidal. Në fakt ishte e vështirë të mendohej se Suarez do të grumbullohej, pasi fundi i merkatos është ende larg me datën të fiksuar në 5 tetor dhe ideja e Koeman dhe e Barcelonës mbetet e njëjta.

Preferojnë që Suarez të largohet dhe kanë dhënë sinjale në këtë drejtim. Vetë lojtari nga ana tjetër nuk ka ngut dhe mbi të gjitha i ka idetë e qarta dhe një situatë të favorshme. Kontrata që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2021, e madje deri në 2022 nëse luan në sezonin që sapo ka nisur 60% të ndeshjeve.

Gjithçka e kopsitur me një pagë prej 17 milionë eurosh neto në sezon, shumë që Suarez synon ta arkëtojë të tërën. Me Barcelonën në vështirësi të mëdha ekonomike, nuk ka paguar as likuidimin e Quique Setien dhe për të evituar që të paguajë edhe atë të stafit të ish trajnerit , mendojnë t’i marrë sërish në punë 4 anëtarët në strukturat e klubit, është e vështirë të hipotetizosh që të paguajë edhe vitin e fundit të kontratës së Suarez që më pas ta shohë të luajë në një skuadër që mund të jetë rivalja e ardhshme e Barçës në Europë, si për shembull Juventusi apo Atletiko e Madridit.

Janë këto arsyet që e bëjnë Luis Suarez të presë, duke nisur që nga lëvizjet e Barçës, zhvillimet e merkatos me vëmendjen te çështja Milik-Dzeko, arkivimi i procedurës burokratike që i jep pasaportën italiane. Pas këtyre do të shihet, është e qartë se nëse Luis Suarez do të qëndronte përkrah mikut të tij Messi, Koeman do ta konsideronte thjesht një më shumë në grup, siç e bëri të qartë në deklaratën e tij, një situatë e vështirë të pranohet nga dikush si Suarez, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Barcelonës.

(Kosova Sot Onlne)