Chelsea arrin marrëveshje për portierin Mendy

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 17:49
Chelsea arrin marrëveshje për portierin Mendy

Blutë e Londrës pritet që ta transferojnë lojtarin e shtatë në klub gjatë këtij afati kalimtar

Chelsea ka arritur marrëveshje për ta transferuar për rreth 22 milionë funte me Rennes për portierin Edouard Mendy, ka konfirmuar Goal.

29 vjeçari ka arritur marrëveshje verbale për një kontratë pesë vjeçare me ekipin nga Londra Perëndimore dhe pritet që ta marrë lejen e punës, t’i kryejë testet mjekësore dhe kështu të luajë në Britaninë e Madhe.

Blutë ka kohë që janë duke biseduar me këtë synim të tyre, me skuadrën e Ligue 1 që kërkonin shumë para sepse dëshironin të kanë parasysh zëvendësimin e tij.

Rennes ka kërkuar edhe Fikayo Tomori në huazim si pjesë e marrëveshjes por Blutë nuk dëshirojnë të largojnë shumë lojtarë gjatë këtij afati kalimtar.

Këshilltari teknik i Chelsea, Petr Cech thuhet se ka insistuar për të marrë një portier të ri, mendimi i të cilit është marrë parasysh.

Mendy ka luajtur për një sezon me skuadrën e Julien Stephan, duke luajtur 34 ndeshje dhe ishte një ndër lojtarët kyç të Rennes që pati rol në kualifikimin për herë të parë të kësaj skuadre në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)