Bale tregon pse vendosi të kthehet në Tottenham nga Real Madridi

  • S.A /
  • 21 shtator 2020 - 10:57
Bale tregon pse vendosi të kthehet në Tottenham nga Real Madridi

Gareth Bale ka zbuluar se trajneri Jose Mourinho ka luajtur rol kyç në vendimin e tij për t’u kthyer në Tottenham nga Real Madridi javën e kaluar.

Anësori 31-vjeçar u kthye në shtëpinë e vet në huazim njëvjeçar nga Real Madridi, shtatë vjet pasi u largua për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll për një shumë rekorde atë botë – 94 milionë euro.

Bale ka thënë se mezi pret ta formojë një partneritet sulmues me Harry Kane dhe Hueng-Min Son, pasi kishte biseduar me Mourinhon rreth rolit të tij në fushë.

“Ai ka folur me mua për disa pozita në të cilat dëshiron që unë të luaj dhe natyrisht unë jam i lumtur me këtë”, tha Bale për BT Sport.

“Ai ishte arsye e madhe pse unë u ktheva këtu, ai është fitues. Ai është përshtatje e përsosur për Tottenhamin. Ne duhet të fitojmë trofe dhe Mourinho e di më mirë se çdo kush tjetër sesi ta bëjë këtë”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )