Superliga rikthehet me derbi në mesjavë

  • S.A /
  • 21 September 2020 - 15:17
Superliga rikthehet me derbi në mesjavë

Një ndeshje do të luhet të martën dhe tri të tjera të mërkurën, derisa xhiroja e tretë do të luhet në fundjavë

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së dytë.

Katër ndeshje do të luhen të martën dhe të mërkurën, kurse Drita do të pushojë përsëri për shkak të angazhimeve në garat evropian.

Loja kryesore e xhiros së dytë do të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, e cila do të luhet në Suharekë.

Të dyja ekipet i fituan bindshëm duelet përkatëse në xhiron e parë dhe kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.

Ndërkaq, lojë e fortë pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, që do të luhet po ashtu të mërkurën.

Befasia e xhiros së parë, Arbëria, do ta presë Prishtinën.

Kurse, kjo xhiro do të hapet me ndeshjen Drenica – Besa, e cila do të zhvillohet të martën.

E fundjavën që vjen do të luhet xhiroja e tretë e Superligës.

(Kosova Sot Online )