Gjyqtari italian dhe partnerja e vet vriten në banesën e tyre

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 09:12
Gjyqtari italian dhe partnerja e vet vriten në banesën e tyre

Gjyqtari Daniele De Santis dhe partnerja e tij janë vrarë në banesën e vet të hënën pasmesnatës.

Gazeta italiane La Repubblica raporton se De Santis dhe e dashura e tij Eleonora Manta u gjetën të therur me thikë për vdekje në banesën e vet në Lecce.

Daniele ishte 33 vjeç, ndërsa Eleonora 30 vjeçe.

Një person është parë duke ikur nga vendi i ngjarjes me thikë në dorë nga fqinjët të cilët i kishin dëgjuar britmat e viktimave.

De Santis ishte gjyqtar i kategorinë e dytë, Serie B, dhe atë të tretë, Serie C, të futbollit italian.

Ai i kishte referuar 130 ndeshje garuese në karrierën e tij. Më 2017, De Santis debutoi si gjyqtar në Serie B.

(Kosova Sot Online)