Messin e tundonte kalimi në Arsenal, thotë ish-menaxheri i tij

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 12:01
Messin e tundonte kalimi në Arsenal, thotë ish-menaxheri i tij

Lionel Messi kishte qenë buzë kalimit në Arsenal, një klub nga i cili tundohej, në fillim të karrierës së tij, sipas Fabian Soldinit, ish-menaxherit të argjentinasit.

Në vitin 2003 Arsenali e bleu Cesc Fabregasin nga Barcelona dhe kishte shprehur dëshirë të madhe që bashkë me të ta merrte edhe kapitenin e tanishëm të gjigantit katalonas.

Soldini e rrëfen ngjarjen.

“Messi tundohej të shkonte në Arsenal, por në fund nuk e bëri”, tha Soldini.

“Më kujtohet dita kur Cesc kërkoi të largohet nga Barcelona. Edhe Messit iu kërkua të largohej, por ai nuk dëshironte”, shtoi ai.

Fabregasi u kthye në Barcelonë në vitin 2011 për t’i ribashkuar forcat me Messin, ku qëndroi deri më 2014.

Më pas, mesfushori spanjoll u kthye në Premierligë, por për te Chelsea, rivali i ish-klubit të vet. 

(Kosova Sot Online)