Manchester Unitedi i bën Barcelonës ofertë për Dembelen

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 15:20
Manchester Unitedi i bën Barcelonës ofertë për Dembelen

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë Barcelonës për sulmuesin anësor Ousmane Dembele, pasi i dështoi blerja e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.

Përfaqësuesi i Francës Dembele i ka edhe dy vjet të mbetura në marrëveshjen e tanishme me Barcelonën dhe është në treg me çmim 100 milionë euro.

Sipas Daily Record, Manchester Unitedi ka biseduar me gjigantin katalonas për shërbimet e tij, por është i gatshëm vetëm për marrëveshje huazimi për të.

Por, Barça parapëlqen ta shesë francezin e jo ta huajë, për shkak të ndikimit të koronavirusit në gjendjen financiare të klubit.

Barça dhe Unitedi kanë biseduar për 23-vjeçarin, ku i kanë bërë të qarta qëndrimet e veta rreth tij. 

(Kosova Sot Online)