Unitedi në bisedime me Barcelonën për transferimin e Dembeles

  • S.A /
  • 22 shtator 2020 - 17:01
Unitedi në bisedime me Barcelonën për transferimin e Dembeles

Manchester Unitedi është duke tentuar që të transferojë Ousmane Dembelen nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Djajtë e Kuq e filluan edicionin 2020/21 në Ligën Premier me humbje ndaj Crystal Palaces, ndërsa po tentojnë të përforcojnë skuadrën në këto ditët fundit të afatit të transferimeve.

Dembele është duke vuajtur nga lëndime të shpeshta te katalunasit dhe nuk përjashtohet largimi i tij nga Camp Nou, raporton Daily Record.

Barcelona është duke kërkuar rreth 100 milionë euro nga shitja e tij, por që Unitedi po tenton të ulë këtë shumë.

Në rast se dy skuadrat arrijnë marrëveshje për lojtarin, atëherë raportohet se do të ishte një vit huazim me detyrim për ta blerë.

(Kosova  Sot Online )