Luis Suarezi më në fund i lirë t’i bashkohet Atletico Madridit

  • S.A /
  • 23 September 2020 - 09:16
Luis Suarezi më në fund i lirë t’i bashkohet Atletico Madridit

Barcelona është pajtuar ta lejojë Luis Suarezin t’i bashkohet rivalit të vet në La Liga, Atletico Madridit.

Suarezi nuk është i dëshiruar në Barçë dhe klubi katalonas me kënaqësi do ta lironte nga marrëveshja pa asnjë qindarkë, nëse nuk do t’i bashkohej disa klubeve të caktuara.

Sulmuesi uruguaian u pajtua për ta ulur pagën për t’iu bashkuar Atleticos, pasi kalimi në Juventus i dështoi për shkak të problemeve me pasaportën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pastaj e bllokoi marrëveshjen sepse nuk dëshironte që ai t’i bashkohej klubit rival.

Por, pas një takimi me përfaqësuesit e Suarezit, klubi katalonas u zmbraps, për shkak se Suarezi e kërcënoi se do të protestonte në media.

Atletico duhet ta paguajë një shumë prej 4 milionë eurosh për 33-vjeçarin, e cila do të bëhet vetëm në bazë të bonuseve të ndryshme.

Në Atletico, Suarezi do t’i fitojë gjysmën e 30 milionë eurove që i fitonte në Barcelonë në vit.

(Kosova Sot Online )