Napoli i nis bisedimet me Interin për mesfushorin uruguaian

  • S.A /
  • 23 shtator 2020 - 16:55
Napoli i nis bisedimet me Interin për mesfushorin uruguaian

Napoli përqendrohet te mesfusha dhe tashmë emri i ri – sipas Sky Sport – është Matias Vecino.

Klubi i De Laurentiis është në bisedime me Interin dhe me agjentin e lojtarit; uruguaiani tashmë ka dhënë gatishmërinë e tij për transferim.

Formula duhet të jetë ajo e huas me të drejtën e blerjes, e cila bëhet një detyrim me arritjen e një numri të caktuar ndeshjesh.

Diskutohet edhe shuma e kartonit: kërkesa e zikaltërve është 18 milion, Napoli ka ofruar 12 milion.

Vecino aktualisht është i dëmtuar dhe kthimi i tij në fushë mund të vijë pas dy muajsh, por gëzon vlerësimin e Gattuso, i cili e konsideron atë të përsosur në një mesfushë me dy, me tre dhe madje edhe në vijën e frontit sulmues.

Kjo është arsyeja për një formulë që do të lejojë Napolin të jetë në gjendje të vlerësojë aftësinë dhe përshtatjen e lojtarit, përpara se të vendosë blerjen.

(Kosova Sot Online )