Ish-ylli i NBA, nga 16 milionë euro në sezon – në lypës për ta fituar bukën e gojës

  • S.A /
  • 24 September 2020 - 12:49
Ish-ylli i NBA, nga 16 milionë euro në sezon – në lypës për ta fituar bukën e gojës

Jetonte si mbret, kishte pothuajse gjithçka, por tani ka përfunduar në lypës për ta fituar bukën e gojës. I tillë është rasti i ish asit të NBA, Delonte West.

Shumica e sportistëve nëpër botë, fitojnë miliona gjatë karrierës dhe jetojnë si në përralla, me pushime luksoze dhe blerje të gjërave të ndryshme. Por, një numër i madh i tyre, pas fundit të karrierës, nuk përfundojnë mirë.

I tillë është rasti i ish asit të NBA, Delonte West.

Ish basketbollisti i Celtics, Cavaliers dhe Mavericks, ka marrë vëmendjen e gjithë botës pas disa pamjeve të publikuara së fundmi. Ai ka përfunduar në rrugë, duke kërkuar lëmoshë për të fituar bukën e gojës ndërsa dikur, fitonte të paktën 16 milionë euro në sezon. Dikur West luante me legjendën LeBron James te Cleveland Cavaliers. Ai bëri 432 paraqitje për disa ekipe në ligën më të fortë në botë, NBA nga viti 2004 deri në vitin 2012, kur i dha fund karrierës. Më pas, West nuk kishte më në arkat e tyre milionat që i fitonte çdo sezon dhe pas një keq menaxhimi, dhe problemeve mendore, ai tani ka përfunduar në lypës dhe është i pastrehë.

(Kosova Sot Online )