Suarez: Koeman nuk më donte, e respektoj vendimin e tij

  • S.A /
  • 24 September 2020 - 13:39
Suarez: Koeman nuk më donte, e respektoj vendimin e tij

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona është dorë e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Koeman dëshiron ta rindërtojë Barçën dhe menjëherë pas ardhjes në stol, kishte telefonuar Suarezin për t’i thënë se nuk bën pjesë në planet e tij.

“Ka qenë një muaj i çmendur”, tha fillimisht Suarez.

“Klubi kishte nevojë për ndryshime dhe trajneri nuk llogariste në mua”.

“E pranoj dhe respektoj vendimin e Koeman që nuk llogarit në mua”, tha ndër të tjera Suarez, duke konfirmuar thirrjen e trajnerit që ia kishte kumtuar lajmin se nuk e do në ekip.

Por, Suarez kishte vazhduar si një profesionist i vërtetë deri në ditën e gjetjes së klubit të ri.

“Unë vetëm kërkova të vazhdoj stërvitjen me Barçën si një profesionist derisa të gjej një zgjidhje”.

Suarez do ta veshë fanellën e Atleticos dy sezone.

(Kosova Sot Online )