Besa – Arbëria ndeshja e parë e xhiros së tretë në Superligë

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 11:24
Besa – Arbëria ndeshja e parë e xhiros së tretë në Superligë

Ndeshja mes dy skuadrave të inkuadruara në elitë, Besa – Arbëria, hapë xhiron e tretë të Superligës.

Takimi do të zhvillohet në fushën me bari sintetik në Brestovik me fillim nga ora 16:00.

“Stuhia e Kuqe” në këtë takim futet me e relaksuar pasi në dy xhirot e para ka marr një fitore ndaj Trepçës ’89, dhe një barazim me Prishtinën.

Kurse skuadra nga Peja ka humbur në dy xhirot e para dhe kësaj radhe kërkon fitoren e parë në Superligë.

Ky është takimi i vetëm i cili do të luhet ditën e premte në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Pejanët kërkojnë pikët e para në kampionat, në anën tjetër Arbëria synon vazhdimësinë.

(Kosova Sot Online )