Messi shpërthen për Suarezin: “S’e merituat të largoheni në këtë mënyrë, por nuk jam i befasuar”

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 11:35
Messi shpërthen për Suarezin: “S’e merituat të largoheni në këtë mënyrë, por nuk jam i befasuar”

Messi i ka dhënë lamtumirën shokut të ngushtë, Luis Suarezit mes thumbimeve për kryesinë e Barcelonës.

Lionel Messi ka thumbuar edhe njëherë numrin një të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe gjithë kryesinë, teksa i ka dhënë lamtumirën shokut të ngushtë, Luis Suarezit. Nga sezoni që sapo ka nisur, Suarez do ta veshë fanellën e Atletico Madridit.

“Nuk e ke merituar që të të largojnë në këtë mënyrë se si të kanë larguar, por nuk befasohem më aspak me atë që po bëjnë”, ka shkruar Messi në postimin e gjatë që bëri për shokun e ngushtë, duke i dhënë lamtumirën.

(Kosova Sot Online )