Çmenduri në fund të takimit, United fiton me një penallti në minutën e 99’

  • S.A /
  • 26 September 2020 - 15:48
Çmenduri në fund të takimit, United fiton me një penallti në minutën e 99’

Fitore me vlerën e tri pikëve, United ia ka bërë sefte në Premierligë me një penallti të fituar në minutat shtesë, të realizuar nga Fernandes në minutën e 99-të. Manchester United ka siguruar fitoren dhe tri pikët e para në Premierligë për sezonin që sapo ka nisur. “Djajtë e Kuq” e mposhtën 3-2 në udhëtim Brightonin, që deri në minutën e 90’ ia bëri punën e vështirë ekipit të Ole Gunnar Solskjaer. Madje vendasit të parët kaluan në epërsi. Neal Maupay shënoi për 1-0 në minutën e 40’ nga penalltia.

Unitedi reagoi menjëherë duke e barazuar rezultatin me anë të Harry Maguire, që më vonë u shënua si autogol i Lewis Dunk, në min e 43’. Në pjesën e dytë, Unitedi arriti të gjejë golin e fitores, golin e tri pikëve. Ishte sulmuesi i ri, Marcus Rashford, ai që shënoi në minutën e 55’ për 2-1.Kur u mendua se u mbyllë gjithçka, Solly March në minutën e 95’ i barazoi shifrat në 2-2. Menjëherë në aksionin e radhës, Unitedi fitoi një goditje këndi dhe pas harkimit, Harry Maguire e goditi topin me kokë që ra në dorën e kundërshtarit.Ani pse gjyqtari duk se i dha fund takimit, protestat e shumta se ishte prekje me dorë, shtynë atë të shikojë VAR-in dhe ishte ashtu, penallti për mysafirët, të cilën në minutën e 99’, e konkretizoi në gol Bruno Fernandez, për t’ia siguruar fitoren e parë këtë edicion Unitedit.

(Kosova Sot Online )