Edhe një futbollist pozitiv me Covid-19 para ndeshjes Napoli-Genoa

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 12:48
Edhe një futbollist pozitiv me Covid-19 para ndeshjes Napoli-Genoa

Portieri Mattia Perin rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit ditën e djeshme dhe të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të Genoas iu nënshtruan dy testimeve radhazi për të parë nëse ka të tjerë të infektuar në prag të ndeshjes me Napolin.

Kështu nga ritestimi rezultoi se edhe mesfushori Lasse Schonne është i infektuar nga koronavirusi dhe klubi e ka vendosur menjëherë në izolim, bashkë me portierin Perin, duke e hequr nga lista e futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Napolit.

 

Sfida Genoa-Napoli ishte planifikuar për t’u luajtur në orën 15:00 të ditës së sotme, por u shty dhe do të startojë në orën 18:00.

Kjo pasi Genoa shtyu për sot në mëngjes fluturimin drejt Napolit.


(Kosova Sot Online)