Ronaldo pas barazimit të Juves me Romën: E ardhmja jonë është e ndritshme

  • S.A /
  • 28 September 2020 - 09:03
Ronaldo pas barazimit të Juves me Romën: E ardhmja jonë është e ndritshme

Cristiano Ronaldo beson se Juventusi e ka një të ardhme të ndritshme, pas pikës së fituar kundër Romës me një lojtar më pak në fushë në Serie A.

Juventusi e gjeti veten dy herë në disavantazh pas golave nga Jordan Veretout, por u rikthye në të dy rastet falë Ronaldos, pavarësisht se për shumicën e pjesës së dytë luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Adrien Rabiot me karton të kuq.

Sulmuesi portugez shënoi nga pika e bardhë dhe pastaj me kokë për t’ia siguruar një pikë skuadrës së vet, e cila, sipas tij, mund të jetë shumë e rëndësishme në fund të sezonit.

“Mendoj se është një pikë e merituar. Situata u komplikua por ne u kthyen në lojë, edhe pas kartonit të kuq, prandaj deri në fund të sezonit kjo pikë mund të jetë shumë e rëndësishme”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.

“Jemi në fillim të sezonit, e kemi një trajner të ri me ide të reja, por ekipi po punon mirë; është entuziast dhe mendoj se e ardhmja jonë është e ndritshme”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )