Andi Zeqiri në prag të zyrtarizimit te Brightoni

  • S.A /
  • 29 September 2020 - 11:10
Andi Zeqiri në prag të zyrtarizimit te Brightoni

Brighton & Hove Albion është shumë pranë që të kompletojë transferimin e Andi Zeqirit nga skuadra zvicerane, FC Lausanne-Sport.

Është raportuar se 21-vjeçari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të hënën dhe është në prag të zyrtarizimit – bën të ditur The Argus.Skuadra italiane, Parma, ka qenë favorite për nënshkrimin e Zeqirit para se të dilte në skenë Brightoni.

Klubi anglez është i interesuar të bëjë përforcime para mbylljes së afatit kalimtar veror, sidomos në fazën ofensive. Zeqiri ka lënë përshtypje të mirë me skuadrën e Lausanne në edicionin e kaluar, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat dhe ekipi i tij u promovua në Superligën e Zvicrës.

(Kosova Sot Online )