Juventusi në bisedime me menaxherin shqiptar për yllin italian

  • S.A /
  • 29 September 2020 - 11:31
Juventusi në bisedime me menaxherin shqiptar për yllin italian

Juventusi i ka nisur bisedimet me menaxherin shqiptar Fali Ramadani, me shpresën se do të arrijë marrëveshje për blerjen e yllit të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Mediat italiane zbulojnë se Juve është e gatshme t’i ofrojë Chiesas marrëveshje pesëvjeçare, por mund të ketë vështirësi në plotësimin e kërkesave të Fiorentinës.

Bardhezinjtë shpresojnë se do ta bindin Fioren ta lejojë anësorin italian t’i bashkohet atyre në huazim me mundësi blerjeje dhe pastaj me detyrim blerjeje në fund të verës së ardhshme.

Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë 50 milionë euro për Chiesan, i cili e ka shënuar një gol dhe e ka dhënë një asist në dy ndeshjet e para në Serie A këtë sezon.

Por kërkesa e Fiorentinës është 70 milionë euro të paktën

(Kosova Sot Online )