Messi: Marr përgjegjësi nëse gabova, por e bëra për të mirën e Barcelonës

  • S.A /
  • 30 shtator 2020 - 09:51
Messi: Marr përgjegjësi nëse gabova, por e bëra për të mirën e Barcelonës

Lionel Messi dëshiron t’i lërë prapa mosmarrëveshjet e verës me Barcelonën dhe këmbëngul se asnjëherë nuk ka menduar t’i shkaktojë dëme klubit katalonas.  

Muajin e kaluar, Messi i bëri kërkesë Barcelonës ta aktivizojë një klauzole në marrëveshjen e tij e me klubin, cila do ta lejonte atë të largohej falas

Barcelona, megjithatë, u kundërpërgjigj fuqishëm, duke thënë se afati për ta aktivizuar atë klauzolë kishte mbaruar tashmë duke qenë se kërkesa duhej të bëhej në qershor dhe jo në gusht.

Në vend se ta sfidojë Barcelonën në gjykatë, Messi vendosi në fillim të këtij muaji të heqë dorë nga kërkesa për largim dhe si pasojë do të qëndrojë në klub edhe në sezonin 2020/21.

Messi ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes me Barçën, prandaj e ardhmja e tij nuk është aspak e sigurt duke parë sesi mllefi i tij me klubin katalonas e arriti pikën më të lartë.

Në një intervistë të mërkurën për Sport, Messi megjithatë i siguroi tifozët e Barçës se asnjëherë nuk e ka pasur për qëllim t’i ofendojë, duke këmbëngulur se gjithmonë e ka pasur në mendje interesin më të mirë të klubit.

“Marr përgjegjësi për gabimet e mia dhe nëse ka pasur të tilla, i bëra vetëm për ta bërë Barcelonën më të mirë dhe më të fortë”, tha Messi.

“Kam dashur t’u dërgoj mesazh tifozëve dhe të gjithë shoqërisë. Nëse në çfarëdo çasti, ndokush prej tyre u ofendua nga diçka që kam thënë apo kam bërë, mos ta ketë asnjë dyshim se gjithçka që kam bërë, gjithmonë e kam bërë duke menduar për më të mirën e klubit”, shtoi Messi.

(Kosova Sot Online )