Tri takime mjaftë interesante na presin sot në Superligën e Kosovës

  • S.A /
  • 30 September 2020 - 10:09
Tri takime mjaftë interesante na presin sot në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me xhiron e katërt në këtë mesjavë, me tri ndeshje që zhvillohen sot (e mërkure).

Drita do të përballet me Besën e Pejës në kuadër të kësaj xhiroje, me kampionët në fuqi që do e zhvillojnë takimin e parë në këtë edicion.

Skuadra nga qyteti i Gjilanit kishte disa takime në parakulifikimet e Ligës së Evropës, që gjë i pamundësuan që të fillonte edicionin në kohë me skuadrat e tjera. Ndeshja kryesore e ditës së sotme do të jetë ajo mes Llapit dhe Ballkanit, që do të kërkojnë me ngulm t’i marrin tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Anash nuk duhet lënë as përballjen që luhet mes Trepçë ’89 dhe Prishtinës, që po ashtu do i kërkojnë tri pikë.

Kujtojmë se që të tria takimet do të fillojnë në ora 15:00.

(Kosova Sot Online  )