Zidane: Real Madridi ka boll futbollistë, pse të sjellë ende?

  • S.A /
  • 30 September 2020 - 10:12
Zidane: Real Madridi ka boll futbollistë, pse të sjellë ende?

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk e ka hedhur poshtë plotësisht mundësinë për prurje të reja në Santiago Bernabeu, por ka këmbëngulur se për të ndodhur kjo duket të krijohet hapësirë në skuadër për shkak të numrit të madh të futbollistë të tanishëm.

Trajneri francez thotë se është i lumtur me skuadrën që e ka tani.

 

“Të gjithë mund ta thonë mendimin e vet, unë jam gjithmonë i kam më të mirët në skuadër dhe gjithmonë ka qenë kështu në Madrid. Afati kalimtar është i hapur deri më 5 tetor”, tha Zidane.

“Në fund të fundit, ne kemi shumë (futbollistë). A po thoni se duhet të sjellim më shumë? Përse? Të gjithë janë shumë të mirë. Jam i lumtur, vërtet”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )