Ansu Fati rrugës për të thyer një tjetër rekord historik

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 13:40
Ansu Fati rrugës për të thyer një tjetër rekord historik

Fati është rrugës për të thyer një tjetër rekord pas dy golave kundër Villarrealit në ndeshjen e parë në La Liga.

Ansu Fati do t’i mbushë 18 vjet me 31 tetor.

Para se të arrijë këtë moshë, ai do të kërkojë rekordin e Pablo Pombo Quintanas që kishte shënuar 11 gola në sezonin 1933/34, dhe ishte bërë futbollisti më i ri që shënon aq para se t’i mbushë 18 vjet.

Fati tashmë ka shënuar 9 gola, 7 sezonin e kaluar dhe dy këtë edicion në ndeshjen e parë në 25 paraqitje gjithsej në La Liga.

Fati do të vazhdojë të luajë rregullisht pasi pëlqehet nga Koeman dhe përkundër moshës, ai është gati për të qenë titullar.

Fati i ka disa ndeshje para vetës për ta kaluar Quintana.

Celta, Sevilla, Getafe dhe Real Madrid janë rivalët e Barcelonës këtë tetor.

Të enjten në Balaídos ai mund të vazhdojë t’i afrohet rekordit, Bojan dhe José Iraragorri , me 10 gola, derisa ta lë prapa Raúlin, me 9 gola. 

(Kosova Sot Online)