Prezantohet Sergino Dest: “Mezi pres të luaj me Leo Messin”

  • S.A /
  • 02 October 2020 - 16:45
Prezantohet Sergino Dest: “Mezi pres të luaj me Leo Messin”

Talenti 19-vjeçar thotë se do ta lërë shpirtin në fushë për Barcelonën. Ai mezi pret të luajë me Lionel Messin.

Sergino Dest është prezantuar në ‘Camp Nou’.

Lojtari më i ri i Barcelonës ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe do ta veshë fanellën e Barcelonës deri në vitin 2025.

Dest ka thënë në prezantim se mezi pret që të zbresë në fushë së bashku me më të mirin në botë, Lionel Messin.

Ai ka premtuar se do tërë lë gjithçka në fushë për Barçën. Jam amerikani i parë që do ta veshi këtë fanellë dhe mezi pres që të luaj në këtë ekip, sepse është një ëndërr e bërë realitet”, tha ai.

Leo Messi: “Është e mrekullueshme që do të luaj me më të mirin në botë, Lionel Messi. Do të jetë diçka e mrekullueshme nëse e takoj sot pasdite”.

Idhulli Dani Alves: “Dani Alves është idhulli im, ai ka luajtur për këtë klub dhe ka qenë fantastik si mbrojtës i djathtë. Kam mësuar shumë nga ai duke i shikuar videot në youtube, mund të mësoj ende, aty është Lionel Messi, mund të kërkoj këshilla nga ai”.

(Kosova Sot Online )