Një i prekur nga koronavirusi te Atalanta, anulohet konferenca e Gasperinit

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 15:12
Një i prekur nga koronavirusi te Atalanta, anulohet konferenca e Gasperinit

Koronavirusi është shndërruar në një shqetësim të madh për kampionatin italian, pasi një tjetër rast pozitiv është zbuluar gjatë ditës së sotme në klubin e Atalantës.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bergamask, që ka njoftuar se për rrjedhojë do të anulohet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Gian Piero Gasperini, e planifikuar për t’u mbajtur sot në orën 13:30.

Ndërkohë vlen të theksohet se ende nuk bëhet e ditur se cili është personi i prekur nga koronavirusi dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist apo pjesëtar të stafit teknik.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të veprohet, pasi Atalanta do të duhet të luajë nesër në orën 12:30 me Cagliarin.

(Kosova Sot Online)