Solskjaer buzë shkarkimit nga posti i trajnerit të Man United, Pochettino pasardhës i tij

  • S.A /
  • 06 October 2020 - 09:44
Solskjaer buzë shkarkimit nga posti i trajnerit të Man United, Pochettino pasardhës i tij

Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, pas humbjes turpëruese 6:1 kundër Tottenhamit në Premierligë, me Mauricio Pochettinon si pasardhës i tij i mundshëm.

Manchester Unitedi e ka kontaktuar Mauricio Pochettinon për ta zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit.

Sipas tabloidit britanik Daily Star, drejtuesit e Unitedit e kanë kontaktuar kampin e Pochettinos – i cili është i gatshëm ta marrë drejtimin e Djajve të kuq për t’iu kthyer punës së trajnerit.

Duket se humbja e thellë në Old Trafford nga Tottenhami i ka bërë drejtuesit e klubit ta humbin durimin me trajnerin norvegjez.

Mësohet se shefi ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward, nuk dëshiron ta shkarkojë menjëherë Solskjaerin, por nëse rezultatet nuk përmirësohen në disa ndeshjet e ardhshme, atëherë koha e tij në United do të përfundojë.

(Kosova Sot Online )