Deschamps: Griezmann nuk është i lumtur në Barcelonë

  • S.A /
  • 06 October 2020 - 09:57
Deschamps: Griezmann nuk është i lumtur në Barcelonë

Antoine Griezmann tani gjendet me kombëtaren e Francës për ndeshjet e kombëtareve, dhe trajneri i tij Didier Deschamps ka deklaruar se ylli francez nuk është i lumtur në Barcelonë.

Pas një sezoni jo të mirë në Katalonjë, Griezmann nuk po mundet ta gjejë formën që e ka treguar në Madrid.

“Un jam i bindur që ai nuk është i lumtur me situatën aktuale në Barcelonë,” konfirmoi Deschamps.

“Un nuk dua të flas se çka ndodh tek klubet, por Griezmann tani po luan në krahun e djathtë, unë nuk mund të kuptoj pse ai nuk është duke luajtur në një rol më qendror.”

Deschamps historikisht e ka përdorur Griezmann si një sulmues të dytë, sipas situatave mbrapa njërit prej Olivier Giroud ose Kylian Mbappe.

“Ai ka pasur dy mundësi (kundër Sevillës) dhe një lojtar i kualitetit të tij duhet ta shënojë njërën prej tyre,” shtoi Deschamps.

(Kosova Sot Online )