Xhaka: Gjejeni dikë që ju shikon siç e shikoj unë topin

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 15:19
Xhaka: Gjejeni dikë që ju shikon siç e shikoj unë topin

Granit Xhaka duket të jetë i dashuruar në topin e futbollit kokë e këmbë, duke u përgatitur për ndeshjet e tetorit me ekipin e vet kombëtar, Zvicrën.

Mesfushori i Arsenalit me prejardhje nga Kosova iu bashkua Kombëtares së Zvicrës të hënën për ndeshjet e këtij muaji kundër Kroacisë, Spanjës dhe Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

27-vjeçari i nisi përgatitjet sot dhe tregoi sesa shumë është duke e shijuar futbollin.

Në një postim në rrjetet sociale, mesfushori i gjigantit të Premierligës shkroi: “Gjejeni dikë që ju shikon siç e shikoj unë topin e futbollit”.

Muajin e kaluar, Xhaka u emërua kapiten i Kombëtares së Zvicrës dhe ka shumë arsye për të qenë i lumtur.

Ai u shpreh krenar që do të jetë në gjendje ta udhëheqë ekipin kombëtar të Zvicrës si kapiten, pasi iu besua shiriti i kapitenit edhe zyrtarisht para takimit me Ukrainën në shtator

Pas pensionimit të Stephan Lichtsteiner, shiriti i kapitenit iu besua pikërisht atij.

LVIV, UKRAINE – SEPTEMBER 3: (L-R) Granit Xhaka of Switzerland, Ruslan Malinovskyi of Ukraine during the UEFA Nations league match between Ukraine v Switzerland at the Arena Lviv on September 3, 2020 in Lviv Ukraine (Photo by Stanislav Vedmid/Soccrates/Getty Images)

 “Jam tejet krenar që jam në gjendje ta përfaqësojë vendin tim. Veçanërisht si kapiten. Ëndrra më e madhe m’u bë realitet”, kishte thënë Xhaka.

Xhaka, i lindur në Basel nga prindër shqiptar që kishin ikur nga okupimi serb në vitet 90-ta, është bërë shqiptari i parë që emërohet kapiten i Zvicrës.

Derisa Graniti e refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, vëllai i tij, Taulanti, e përfaqëson kombëtaren kuqezi.

Graniti i ka 82 paraqitje për ekipin senior të Zvicrës deri tani, si dhe 12 gola.

Kombëtarja e yjeve shqiptare bën pjesë në Grupin 4, bashkë me Gjermaninë dhe Spanjën.

Zvicra është e fundit në Grupin 4 me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve.

 

Find someone who looks at you the way I look at the ball ë #GX10

Publiée par Granit Xhaka sur Mardi 6 octobre 2020

(Kosova Sot Online)