Kosova e mban sot stërvitjen dhe konferencën e fundit për shtyp para lojës me maqedonasit

  • S.A /
  • 07 October 2020 - 16:39
Kosova e mban sot stërvitjen dhe konferencën e fundit për shtyp para lojës me maqedonasit

Kombëtarja e Kosovës ka arritur para pak orësh në Shkup dhe është akomoduar në “Park Hotel&Spa”, në afërsi të stadiumit “Tose Proeski”, ku të enjten në mbrëmje në orën 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut.

Sot në orën 18:00, “Dardanët” do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para kësaj përballjeje, derisa paraprakisht në orën 17:30 do të mbahet konferenca për media.

Kosova, përkundër mungesave të shumta, do të mundohet ta fitojë ndeshjen e nesërme ndaj maqedonasve për ta prekur finalen e madhe, ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjisë.

(Kosova Sot Online )