Kosova me moshë mesatare më të re se Maqedonia e Veriut

  • S.A /
  • 07 October 2020 - 16:45
Kosova me moshë mesatare më të re se Maqedonia e Veriut

Nesër në mbrëmje do të luhet ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve.

Të dy skuadrat kanë futbollistë të moshave të ndryshme të gatshëm për lojë.

Tek Maqedonia e Veriut, mosha mesatare e futbollistëve të grumbulluar është 26,56 vjeç, ndërsa tek Kosova mosha mesatare e futbollistëve është më e re, 24,06 vjeç.

Futbollisti më i vjetër tek Kosova është Atdhe Nuhiu (31 vjeçar), ndërsa tek Maqedonia e Veriut më i moshuari është Goran Pandev (37 vjeçar).

Më të rinjtë tek Kosova janë: Edon Zhegrova, Aro Muric, Lirim Kastrati (21 vjeçar), ndërsa tek Maqedonia Veriore janë Nikola Gjorgjev dhe Vlatko Stojanoski (23 vjeçar).

(Kosova sot Online )