Giroud e kalon Platinin në listën e golashënuesve më të mirë për Francën

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 10:23
Giroud e kalon Platinin në listën e golashënuesve më të mirë për Francën

Olivier Giroud e ka kaluar ikonën Michel Platini në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e ekipit kombëtar të Francës, pas dy golave të shënuara kundër Ukrainës të mërkurën.

Sulmuesi i Chelseat Giroud shënoi dy herë në pjesën e parë dhe duke e cuar në 42 numrin e golave në 100 paraqitje me kombëtaren, dhe tani ngel vetëm nëntë gola larg rekordit të Thierry Henrys.

Platini i kishte shënuar 41 gola në 49 paraqitje për Francën.

Eduardo Camavinga, 17-vjeçar, e hapi serinë e golave në debutimin e tij të plotë dhe pas shënimit ai u bë lojtari i dytë më i ri për kombëtaren e Francës.

Golat e tjerë u shënuan nga Corentin Tolisso, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Humbja kundër Francës të mërkurën mbrëma ishte humbja më e madhe në histori të Ukrainës, të cilën është duke e menaxhuar ish-sulmuesi i AC Milan dhe Chelsea Andriy Shevchenko.

(Kosova Sot Online )