Challandes ka disa fjalë për Bernard Berishën pas humbjes së Kosovës

  • S.A /
  • 09 October 2020 - 09:36
Challandes ka disa fjalë për Bernard Berishën pas humbjes së Kosovës

“Bernard Berisha e di përse nuk është me ne”, tha Challandes.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së mbrëmshme në play-off të Nations League. Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” u mposhtën 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

Kosova vuajti me mungesa të detyrueshme si Rashica, Muriqi, Rrahmani dhe Kryeziu, derisa Bernard Challandes nuk e kishte ftuar as Bernard Berishën.

I pyetur pas sfidës nëse do t’i kishte ndihmuar Bernard Berisha po të ishte ftuar, ai është përgjigjur: “Është gjithmonë pyetja e njëjtë. Nuk më pëlqen të flasë për futbollistët që nuk janë këtu. Bernardi e di pse ai nuk është këtu sonte”.

Berisha, në sfidat e shtatorit, bëri një gjest aspak të hijshëm ndaj trajnerit, Bernard Challandes dhe për këtë, zvicerani e ka ndëshkuar për takimet e tetorit.

(Kosova Sot Online )