Messi tregon problemin e Argjentinës pas fitores së parë në kualifikimet për Kupën e Botës

  • S.A /
  • 09 October 2020 - 12:15
Messi tregon problemin e Argjentinës pas fitores së parë në kualifikimet për Kupën e Botës

Ylli i Barcelonës ka treguar përsëri aftësitë e tij për të bërë diferencën me kombëtaren e tij, pasi ata luftuan për të impresionuar pas një kohe te gjatë

Lionel Messi bëri diferencën me kombëtaren argjentinase, ylli argjentinas shënoi golin e vetëm në takim nga pika e bardhë në minutën e 13 kundër Ekuadorit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Leo u kthye të luajë me Argjentinën pothuajse pas një viti.

Ndeshja e tij e fundit me Argjentinën ishte në nëntorin e vitit të kaluar, kundër Uruguait që përfundoi me rezultat 2:2, ku në minutat e fundit të takimit për të barazuar rezultatin shënoi Lionel Messi nga penaltia.

Ai u kthye aty ku e la, me gol. Leo bëri paraqitje të mirë edhe kundër Ekuadorit dhe pas sfidës, tregoi për rëndësinë e triumfit.

“Ne e dinim që do të ishte e komplikuar, por gjëja më e rëndësishme është që fituam dhe tani duhet të punojmë shumë për t’u ngritur”,  deklaroi Messi.

 “Ishte e rëndësishme të fillonim me fitore sepse ne e dimë se sa të vështira janë kualifikimet për botëror”, shtoi ai.

“Ndeshjet janë gjithmonë të ndryshme. Ne shpresojmë që niveli i lojës të jetë i ndryshëm, por janë bërë gati një vit që nga hera e kaluar që kemi luajtur së bashku. Kjo ishte ndeshja jonë e parë bashkë dhe nervozizmi e bën më të komplikuar”, vazhdoi 33-vjeçari.

“Ka qenë një vit i komplikuar në të cilin jemi duke jetuar”.

“Të jemi në gjendje të rikthemi për të luajtur për kombëtaren e Argjentinës dhe të dhurojmë lumturi te njerëzit me fitore, shërben për të gjithë, i ndihmon të gjithë argjentinasit”.

Ndeshja kundër Ekuadorit u luajt në ‘La Bombonera’ – në shtëpinë e skuadrës së Boca Juniors për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

(Kosova Sot Online )