Firmino dhe Coutinho shënojnë në fitoren e thellë të Brazilit

  • S.A /
  • 10 October 2020 - 09:42
Firmino dhe Coutinho shënojnë në fitoren e thellë të Brazilit

Brazili ka marrë tri pikë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Të besuarit e Tites e mposhtën 5-0 Bolivinë, në një ndeshje ku shkëlqeu Roberto Firmino.

Sulmuesi i Liverpoolit shënoi dy gola në këtë takim, në minutat 30’ dhe 49’, derisa realizuan edhe Marquinhos dhe Philippe Coutinho, derisa mysafirët shënuan dhe një autogol.

Fitore ka arritur edhe Kolumbia, që e mposhti 3-0 Venezuelën.

Nga ndeshjet e para, nga tri pikë kanë marrë edhe Argjentina me Uruguain dhe që të katërta këto skuadra pushtojnë vendet e para, ato që i kualifikojnë direkt në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

(Kosova Sot Online )