Pamje: Buckley me nokautin më brutal dhe më të pabesueshëm në histori të UFC-së

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 14:40
Pamje: Buckley me nokautin më brutal dhe më të pabesueshëm në histori të UFC-së

Joaquin Buckley e ka bërë nokautin më të pabesueshëm në histori të arteve të përziera marciale kundër Impa Kasanganay, sipas UFC-së.

Luftërtari amerikan e goditi bashkatdhetarin e vet me thembrën e këmbës së djathtë dhe e për ca sekonda e la të ngrirë në ajër, para se ai të binte në dysheme pa ndenja.

Video të ndryshme që e shfaqin këtë nokaut u shpërndanë me shumicë në rrjetet sociale dhe morën pëlqime të mëdha nga tifozët dhe luftëtarët e UFC-së njëlloj.

“Ky mund të jetë nokauti më i çmendur ndonjëherë”, tha ish-kampioni i UFC-së Daniel Cormier.

I pyetur për këtë nokaut pas meçit, Buckley tha: “E pashë që ma mbante këmbën dhe thjesht u solla dhe e godita. E shënjova dhe e godita dhe e mora rezultatin që desha”.

(Kosova Sot Online)