Rëndohet gjendja te Interi, shkon në 6 numri i të prekurve me Covid-19

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 15:41
Rëndohet gjendja te Interi, shkon në 6 numri i të prekurve me Covid-19

Vazhdojnë lajmet e këqija për Interin dhe Antonio Conten. Një tjetër element i rëndësishëm humbet derbin e Madoninës që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Bëhet fjalë për anësorin anglez Ashley Young i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Shkon në këtë mënyrë në 6 numri i futbollistëve të prekur te Interi me COVID-19 duke e bërë situatën shumë emergjente në prag të derbit.

Duke pasur parasysh edhe faktin që pjesa më e madhe e futbollistëve zikaltër janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre në Appiano Gentile në dispozicion të Antonio Contes gjatë këtyre ditëve kanë mbetur vetëm dy portierë Handanovic e Padelli si dhe 2 mbrojtës Ranocchia e Darmian.

Ka qenë vetë klubi i Interit që ka bërë me dije se Young ka rezultuar pozitiv dhe tashmë frika për infektime të tjera vazhdon të jetë prezente.

(Kosova Sot Online)