Gjimshiti: Kemi gabuar para portës

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 17:24
Gjimshiti: Kemi gabuar para portës

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur për Super Sport pas barazimit të Shqipërisë 0-0 me Kazakistanin.

Shqipëria e kërkoi sonte fitoren e dytë në grup në Ligën e Kombeve, në përballjen kundër Kazakistanit në Almati, por mori vetëm një pikë.

Kombëtarja kuqezi ishte mysafire e Kazakistanit në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Almaty Ortalyk, në një ndeshje të xhiros së tretë në Grupin 4 të Ligës C, ku në fund barazoi pa gola, 0-0. “Humbëm dy pikë, ani pse kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi pasur shumë raste, më shumë se në ndeshje tjerat. Kemi gabuar para portës dhe për mua janë dy pikë të humbura”, tha Gjimshiti. 

(Kosova Sot Online)