Këta qeveritar bëjnë lojë edhe me viktimat e luftës, pa pikë turpi i janë dorëzuar Serbisë

Këta qeveritar bëjnë lojë edhe me viktimat e luftës, pa pikë turpi i janë dorëzuar Serbisë
Këta qeveritar bëjnë lojë edhe me viktimat e luftës, pa pikë turpi i janë dorëzuar Serbisë

Faik Krasniqi

  • 11 October 2020 - 13:03

Shkruan: Faik Krasniqi

Kanë gënjyer për çdo gjë. Gënjeshtra e fundit e tyre është njohja reciproke me Serbinë. Me këtë gënjeshtër do të merren vitet e ardhshme. Gënjeshtrën e kanë opium për këtë popull, ashtu siç e kanë liberalizimin e vizave tash e një dekadë.

-Fati i viktimave të luftës që gjenden në varrezat masive në Serbi, por edhe fati i të zhdukurve gjatë luftës, kurrë s'ka qenë prioritet serioz i kësaj klase politike. Më shumë është përdorur për marketing politik. Përballë Serbisë në çdo aspekt kemi dështuar. Dështimi më i madh ka qenë fillimi i dialogut me Serbinë, pa asnjë kusht të vetëm. Aty janë dorëzuar përballë Serbisë. Çdo gjë tjetër që thonë këta politikanë, janë thjeshtë broçkulla të tyre, se jo që do arrijnë diçka konkrete.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".