Real Madridi heq dorë nga Hazardi, e nxjerr në shitje

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 12:11
Real Madridi heq dorë nga Hazardi, e nxjerr në shitje

Real Madridi duket se ka hequr dorë nga ylli i vet belg, Eden Hazard, të cilin është i hapur ta shesë në verën e vitit te ardhshëm. Real Madridi është i hapur ta shesë Eden Hazardin në vitin 2021, sipas Don Balon.

Manchester City dhe Manchester United në garë për Pochettinon

Vlera e sulmuesi të Belgjikës ka rënë dukshëm në vetëm 55 milionë euro, që prej se iu bashkua Madridit nga Chelsea për 100 milionë euro verën e vitit 2019.

Gjiganti spanjoll po mendon t’i ulë shpenzimet rreth Hazardit, nëse ai vazhdon të tregojë formë të dobët edhe këtë sezon.

Madridi pritet ta transferojë Kylian Mbappen verën nga Paris Saint-Germain verën e ardhshme si zëvendësues të tij.

Hazardi i ka bërë vetëm 16 paraqitje në La Liga për Real Madridi që prej se iu bashkua atij para një viti, duke e shënuar vetëm një gol.

(Kosova Sot Online )