Manchester City dhe Manchester United në garë për Pochettinon

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 12:13
Manchester City dhe Manchester United në garë për Pochettinon

Manchester United është i vetëdijshëm që edhe Manchester City po planifikon të marrë Mauricio Pochettinon.

Djajtë e kuq e kanë në shënjestër ish-trajnerin e Tottenham si zëvendësues te Ole Gunnar Solskjaer. Por edhe qytetarët gjithashtu janë duke u përgatitur për një pasues të Pep Guardiolës.

Një fillim jo i mirë për Solskjaer pas humbjes 6:1 të dielën e kaluar kundër Tottenhamit në Premierligë, pasi e kishte humbur ndeshjen hapëse kundër Crystal Palace.

Shefi i klubit, Ed Wooward është adhurues i madh i 48-vjeçarit dhe ai e ka dëshiruar atë si zëvendësuesin e Sir Alex Ferguson që në vitin 2013.

United ka tentuar përsëri pas shkarkimit të Jose Mourinhos por Pochettino kishte ende kontratë me Spurs.

Me argjentinasin e papunë tani, thashethemet janë të mëdha për një lëvizje të mundshme në ‘Old Trafford’.

(Kosova Sot Online )