Gjigantët evropianë në kërkim të talenteve të Real Madridit

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 15:44
Gjigantët evropianë në kërkim të talenteve të Real Madridit

Bayern Munich është skuadra e fundit e cila ka shfaqur interesim për talentet e Real Madridit, duke iu bashkuar gjigantëve të tjerë evropianë si Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester United, AC Milan, Arsenal, Ajax, Borussia Dortmund dhe Inter.

Së fundmi interesim për talentin e Realit të Madridit ka shfaqur Bayern Munich në verën që lamë pas, gjiganti gjerman dëshironte në radhët e veta mesfushorin Fede Valverde, për të cilin ishte i gatshëm t’i paguante 100 milionë euro.

Por madrilenët refuzuan të pranonin ndonjë ofertë duke treguar që lojtari nuk është në shitje. Pas dështimit për ta afruar atë, bavarezët zyrtarizuan blerjen e Marc Roca nga Espanyoli.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ishte në dijeni për situatën e Vinicius Junior tek Real Madridi, pasi që sulmuesi dëshironte të shfaqte aftësitë e tij në 11-shën startuese. Kur braziliani nuk kishte hapësire nën urdhëratë e Zinedine Zidane sezonin e kaluar, lajmet për një kalim të mundshëm të tij në “Parkun e Princave” u bënë të mëdha.

Revolucioni tek Manchester United së bashku me Odegaard

Martin Odegaard pas përfomancave të shkëlqyeshme në huazim te Real Sociedad bëri që shumë skuadra të interesoheshin për të. Manchester United ka tentuar që të nënshkruajë me mesfushorin norvegjez, pasi që planifikohej të ndodhte një revolucion tek skuadra angleze ku ishte i përfshire edhe 21-vjeçari, por që ekipi madrilen nuk ishte i interesuar që të shiste lojtarin dhe e rikthej në Santiago Bernabeu.

Në vitin 2018, gazeta spanjolle MARCA ka bërë të ditur që Liverpool kishte përgatitur ofertë prej 180 milionë euro që të nënshkruante me Marco Asensio. Jurgen Klopp dëshironte që spanjolli të ishte pjese e gjigandit anglez, por që nuk ndodhi.

Achraf Hakimi është njëri nga talentet madrilen i cili pranoi të largohej nga klubi spanjoll këtë verë, ai u transferua te skuadra italiane Inter për 40 milionë euro. Madrilenët pranuan ofertën pasi që Dani Carvajal shihej si zgjedhje e parë e klubit për krahun e djathtë.

Situatë e njëjte ndodhi edhe me Sergio Reguilon i cili e la klubin këtë verë për arsyeje që klubi kishte futbollistë të mjaftueshëm për krahun e majtë. Tottenham Hotspur pagoi 30 milionë euro që të nënshkruante me mbrojtësin spanjoll, por me të drejte blerje përsëri për Realin.

Pas huazimit tek Real Mallorca sezonin e kaluar, shume klube shfaqen interesim për talentin japonez Takefusa Kubo, ndër ta ishte edhe Ajax, por që në fund Villareal siguroi të drejtën e lojtarit në formë huazimi.

Pasi dështoi te siguronte vend ne skuadër, Theo Hernandez u transferua tek Milani për 20 milionë euro në verën e vitit 2019.

Oscar Rodriguez pas huazimit dyvjeçar te skuadra spanjolle Leganes, interesim për të shfaqi skuadra spanjolle Sevilla e cila e transferoi mesfushorin për 13 milionë euro.

Huazime të tjera nga klubi madrilen drejt skuadrave evropiane janë edhe Dani Ceballos te Arsenal, Brahim Diaz te Milan dhe Reiner Jesus te Dortmund.

(Kosova Sot Online)