Kroos pasi e arriti një rekord me Gjermaninë: S’më bën për të, dua trofe ekiporë

  • S.A /
  • 14 October 2020 - 09:38
Kroos pasi e arriti një rekord me Gjermaninë: S’më bën për të, dua trofe ekiporë

Toni Kroos ka bërë mbrëmë paraqitjen e 100-të me kombëtaren e Gjermanisë, në ndeshjen kundër Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 3:3, mesfushori i Real Madridit tha se për të më i rëndësishëm është rezultati se rekordi personal.

Veterani i kombëtares gjermane ka një shekull që e përfaqëson Gjermaninë. Por për yllin e Real Madridit më rendësi është të arrijë sukses ekipor sesa personal.

“Natyrisht që është ndeshje e veçantë për mua, t’i bësh 100 paraqitje. Por çdo njeri që më njeh mua, e di që për mua me rendësi kanë rezultatet dhe titujt sesa paraqitjet”, tha Kroos.

Zvicra ishte në epërsi prej dy golash, por Timo Werner dhe Kai Havertz shënuan për të barazuar rezultatin për Gjermaninë.

Zvicra e kthye epërsinë me golin e Gavranovic, por gjermanët u përgjigjën sërish kur Sergio Gnabry realizoi për ta barazuar rezultatin në 3:3.

“Problemi ynë ka qenë në 10 ose 15 minutat e parë. Pas asaj ne kemi luajtur lojë të bukur dhe kemi shfaqur aftësitë tona si kombëtare. Por që në fund ne nuk jemi të gëzuar për një pikë, ne gjithmonë dëshirojmë fitore”, përfundoi 30-vjeçari.

(Kosova Sot Online )