Kryeministri Avdullah Hoti frikësohet nga deputetët, nuk ka përgjigje për zvarritjen e Ligjit Vetting

Kryeministri Avdullah Hoti frikësohet nga deputetët, nuk ka përgjigje për zvarritjen e Ligjit Vetting

Hajrullah Tërnava

  • 14 October 2020 - 07:35

Shkruan: Hajrullah Ternava

Mbetet të shpresojmë vetëm te ata që na kanë ndihmuar të çlirohemi, që të na ndihmojnë edhe për ta bërë si duhet ligjin e Vettingut, sepse po u krye kjo punë ashtu sikur e parasheh situata e pastërtisë njerëzore e ligjore, që në institucionet e Kosovës të punojnë vetëm njerëzit e pastër, atëherë do të filloj edhe një etapë e re e zhvillimit të Kosovës. Ndryshe shteti do të vazhdon të jetë i kapur dhe me rrezik serioz të shkatërrimit nga lidhja e politikës me krimin dhe drejtësinë e shantazhuar nga politika.

Sikur mos të ekzistonte loja e pjesës opozitare-PDK, kjo qeveri me këtë formacion as që kishte mundur për të funksionuar fare, por më e rëndësishmja do të ishte se nuk do të krijohej kjo qeveri në këtë formacion fare, qysh nga fillimi, por tani kjo parti në disa momente e merr rrolin e opozitës dhe me LVV-në, deputetët opozitar sikur po e gozhdojnë kryeministrin Avdullah Hoti për zvarritjen dhe lojën me Ligjin Vetting një nismë legjislative e aprovuar në fillim të mandatit nga Koalicioni i parë LVV-LDK, i bartur e i trashëguar edhe në koalicionin LDK-AAK-NISMA, por akoma vazhdon të jetë në fazën jo formale, në kuadër të projektimit dhe diskutimit në grupet punuese. PDK-ja në të shumtën e rasteve është tepër inerte, dhe opinioni po e kupton lojën e tyre, dhe në momentin që të tregohet kriza e patejkalueshme kjo parti, do të thotë PDK-ja, dot provon hyn në koalicion me LDK-në për të qeverisur aq sa të munden këtë vend. Sido qoftë asgjë nuk është e sigurt sepse rrethanat në zhvillim e sipër e ndërrojnë kahen e atij plani të përgatitur qysh me rrëzimin e qeverisë Kurti. Kryeministri Hoti, nga mungesa e argumenteve për ta arsyetuar zvarritjen e bërjes së ligjit Vetting ka zgjedhur taktikën e largimit nga seanca e Kuvendit, sa herë që deputetët e VV-së, ish partner teë koalicionit e kanë marr fjalën dhe kanë kritikuar qeverinë për 100 ditshin e punës, duke rikujtuar edhe dështimin mbase të qëllimshëm të çuarjes përpara të ligjit për Vetting-un. Sikur PDK ta luante rrolin real te opozitës, dhe te vepronin në përputhshmëri mes veti si dy opozitar, vetëm këto dy parti do i kishin votat e nevojshme për ta rrëzuar këtë Qeveri Hoti, por e kemi të freskët të kaluarën e afërt si u bënë të gjitha partitë bashkë dhe e rrëzuan Qeverinë Kurti, që ja kishin frikën se do ta lufton krimin me seriozitet dhe e kuptueshme ishte, se do iu konfiskohej ajo pasuri që e kishin përfitua kundërligjshëm. Prandaj sjellja e Kryeministrit Hoti është e kuptueshme se ai në shumë raste po gjendet në siklete të mëdha. Vetëm ta kemi parasysh për një ligj të rëndësishëm të kohës së tanishme qe 6 herë pëson fiasko dhe nuk miratohet në kuvend, por lojërat me të po dihet se është duke i luajtur Isa Mustafa, e ky kur është i dëgjueshmi i tij që natë e ditë mundohet të mbetet në pushtet.

Frika është shumë e madhe nga rreziku i rrëzimit pasi që akoma nuk e ka të qartë nëse do ta ftojnë Hashim Thaçin në Hagë ditëve në vijim, prandaj këtu edhe bahet pyetja se athua çfarë politika të pa varura për LDK-në po udhëheqë Isa Mustafa, derisa varet nga njeriu që i ka dhënë urdhra atij dhe tash fati i koalicionit varet nëse ai do të jetë apo nuk do të jetë i pranishëm në Kosovë? Sa i parket ligjit për Vetting-un, sikur ta ekzistonin politika të pastra në Kosovë dhe sikur të mundoheshim të gjithë ta jetësojmë këtë ligj, do të ndodhte që ti dalim në fund edhe miratimi të këtij ligji, por në këtë situate kur e tërë shoqëria është kriminalizuar, si mundë të jetësohet ligji i Vettingut kur s’gjen njëri të pastër për këtë ligj, sepse për ligjin e Vettingut duhen shumë personalitete të verifikohen e sidomos këtë që nga mbas lufta e deri më tani janë në pushtete dhe se vështirë e kanë për tu pajtuar për ta lëshuar pushtetin, e kur dihet se të gjithë nga ta janë përfitues dhe pasanik të skajshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".